I verifikuar

Rivarosen eshtrat e Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin

05:16 Jun 10 2015 Fshati Boletin, Mitrovicë

Përshkrimi
Isa Boletini rivarroset me nderime kombëtare

Eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht pushojnë në vendlindjen e tij në Boletin

Ai u rivarros me nderime të larta nga qytetarë të shumtë dhe personalitete publike.

Edhe pse për në Boletin Isa Boletini nuk u përcoll nga garda e FSK-së e cila gjatë gjithë kohës ishte në përcjellje të tij, funerali I heroit për herë të fundit u lëshua në varr nga burra me veshje kombëtare.

Në ceremoninë e rivarrimit në Boletin kanë marrë pjesë edhe kryetari I komunës Agim Bahtiri, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe figura tjera publike.

Ceremonia ka përfunduar pa asnjë ekses, ndërkaq policia është kujdesur gjatë gjithë kohës për të shkuar mbarë kjo ceremoni.

Heroi i kombit Isa Boletini është vrarë më 1916 në Podgoricë nga malazezët dhe kthimi i eshtrave të tij po bëhet pas 99 vjetësh.
Të dhëna Plotësuese
Era: Pas Krishtit
Data e ngjarjes: Jun 10 2015
Shekulli i ngjarjes: 21

Besueshmëria: UP DOWN 0
Lini një koment
Emër:
Email-i:
Komente:
Kodi i sigurisë:
20 + 2 =

Raporte plotësuese

Vriten 2 djem te udhëkryqi i Llapnasellës

22:00 May 01, 1999

Udhëkryqi i Llapnasellës, 43.01 Kms

Atë Shtjefën Gjeçovi

05:23 Oct 16, 2014

R-120, Janjevë, Komuna e Lipjanit, Kosovë, 50.32 Kms

Shpërngulja e shqipëtarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878

01:00 Dec 15, 1877

Sanxhaku i Nishit, 68.32 Kms

MASAKRA E BIOHORIT NË NATËN E BOZHIQËVE TË 43-TËS

21:09 Nov 01, 2015

Biohor, Mali i Zi, 91.45 Kms